AKTUALITET

Gjykata liroi një nga përdhunuesit/ I afërmi i të miturës: Janë bërë presione, avokati u tërhoq, vajza është mbyllur!

13:45 - 27.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përdhunimi i një 15-vjeçareje nga pesë persona në fshatin Tarazh të Mirditës, ngjarje e zbuluar në maj të vitit të kaluar, tronditi opinionin publik.




Në një kohë kur Gjykata e Lezhës liroi nga qelia një prej të akuzuarve, 18-vjeçarin Ardjan Gjinkolaj, ndërsa prokuroria kërkoi 46.8 vite burg në total për të pandehurit, i afërmi i adoleshentes ka deklaruar se qëllimi i tyre ka qënë trafikimi i të miturës.

Gjatë një interviste në emisionin “Me zemër të Hapur” në News 24, i afërmi i saj zbuloi tragjedinë në familjen e vajzës duke deklaruar se i ati i saj humbi jetën në një aksident në punë.

“Iku nga kjo botë me një brengë të madhe, pasi ai na ka pohuar para se të vdiste se nuk do e fitonte drejtësinë”, tha ai, teksa deklaroi se gjendja ekonomike e familjes është shumë e vështirë pasi punonin vetëm djali.

Ai rrëfeu se vajza është e izoluar në banesë dhe ka braktisur shkollën për shkak të gjendjes psikologjike dhe nëse nëna e saj s’do kishte zbuluar telefonin ajo do ishte sot prostitutë në Itali.

I afërmi: Babai i 15 vjeçares vdiq tragjikisht nga një aksident në punë. Problemi i familjes në atë kohë është bërë shumë problem, por edhe pse ka kaluar 1 vit e gjysmë sot aktualisht nuk ka asnjë ndryshim, hetimet nuk kanë shkuar në fund. Qëllimi i këtyre pedofilëve ka qene që ta çojnë në Itali për prostitucion, pasi janë paguar lekë dhe kanë dashur që ta çojnë me tokë dhe jo det. Edhe avokati i çështjes për shkak të presionit është tërhequr. Vajza është në një gjendje të rëndë ende dhe vazhdon të qëndroj brenda në shtëpi madje nuk ndjek shkollën e ka braktisur. Nëna nuk punon, vetëm djali punon dhe gjendja është katastrofike në familjen e tyre.

Babai i ndjerë i 15-vjeçares ka ikur nga kjo botë me një brengë të madhe, pasi ai na ka pohuar para se të vdiste se nuk do e fitonte drejtësinë pasi njëri prej të abuzuarve është nip i kryetares së kuvendit të Shqipërisë. Dhe me këtë ai na la të kuptojmë se ka ndërhyrje në zbardhjen e të vërtetës. Por kjo duhet vërtetuar sepse vet i ndjeri e ka vërtetuar prandaj edhe na i rrëfeu.

Gazmendi babai i 15-vjeçares iku me këtë pohim dhe këtë brengë. Në qoftë se nëna e saj nuk do e kishte zbuluar telefonin vajza do ishte në Itali sot prostitutë. Gazmendi më kishte pohuar se kjo gjë ishte e dokumentuar nëpërmjet tabulateve telefonike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.