BOTA

Britania i dërgon Ukrainës raketat ‘Brimstone 2’, shkatërrojnë tanke dhe mjete të tjera të blinduara!

22:45 - 27.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria britanike e Mbrojtjes, ka postuar një video ku shihen raketat Brimstonte 2 që i janë dërguar ushtrisë ukrainase.




Brimstone 2 janë raketa me precizitet të lartë të dizajnuar për sulm ajër-tokë, të cilat mund të godasin objektivat kudo në tokë.

Sipas kësaj ministrie, forcat e armatosura të Ukrainës mund t’i përdorin ato për shkatërrimin e tankeve dhe mjeteve tjera të blinduara.

Së fundmi Britania ka njoftuar se do t’i dërgojë Ukrainës edhe helikopterë. Kjo është dërgesa e parë e këtij lloji të armëve që po i dërgohen Kievit që nga fillimi i pushtimit rus në këtë vend.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.