AKTUALITET

Dua Lipa zyrtarisht shqiptare, presidenti Begaj i jep nënshtetësinë: Është kënaqësi e veçantë! Na ka dhënë krenarinë më të madhe

14:34 - 27.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Bajram Begaj i ka dhënë nënshtetësinë shqiptare yllit të muzikës botërore Dua Lipa. Begaj në mesazhin e tij në Facebook shkruan se Dua Lipa është një vajza që i ka dhënë krenarinë më të madhe kombit shqiptar.




Po ashtu presidenti thekson se këngëtarja e famshme, është shembulli që ka treguar se me punë, arrihen ëndrrat.

“Është kënaqësi e veçantë që sot presim artisten e madhe Dua Lipa. Them artiste e madhe, por ajo është edhe një vajzë e thjeshtë, që krenarinë më të madhe na e ka dhënë ne, Shqipërisë, Kosovës dhe kudo ku ka shqiptarë nëpër botë. Rinia shqiptare ju ka shembull dhe ju keni treguar se ëndrrat arrihen duke punuar gjithnjë e më shumë. Ti i ke bërë të gjithë shqiptarët bashkë! Ndaj kam kënaqësinë t’ju jap shtetësinë shqiptare”, u shpreh Presidenti Begaj.

Një yll i muzikës botërore tashmë, Dua Lipa lindi në Londër në 22 gusht 1995 në një familje shqiptare nga Kosova. Ajo u shkollua mes Londrës dhe Prishtinës, ku familja e saj u vendos pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Talenti i lindur dhe përkushtimi për botën e muzikës dhe artit e ndihmoi të ngjiste me guxim dhe vendosmëri shkallët e karrierës artistike që në moshë të re.

Tashmë ajo numëron shumë çmime e vlerësime për kontributin e saj në muzikë dhe art, përfshi këtu edhe tre çmime Grammy.

Ndjeshmëria e saj për çështjet sociale në vende të ndryshme të botës e ka angazhuar Dua Lipën pranë UNICEF-it, në mbështetje të fushatave për të drejtat e fëmijëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.