AKTUALITET

Sulmi i Kryeministrit dhe presioni ndaj “Hysenbelliu Group”! Persidentja e PE-së: Kujdes, media dhe liria e shtypit janë principet bazë të BE-së!

17:29 - 02.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola ka reaguar pas sulmeve dhe kërcënimeve që po ushtrohen prej ditësh ndaj grupit mediatik “Hysenbelliu Group”, ku bëjnë pjesë, “News24”, “Balkanweb”, “Gazeta Panorama” dhe “Gazeta Shqiptare” edhe “Prestige Resort”.




Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola në një prononcim për “Gazetën Shqiptare” ka deklaruar se kërcënimi apo intimidimi kundër gazetarëve dhe përfaqësuesve të medias është e patolerueshme për BE-në.

Kjo pasi vetë Bashkimi Europian është ngritur mbi këto principe bazë, sipas së cilës çdo shtet kandidat për në Unionin Europian është i detyruar ti përmbushë.

Presidentja e PE thekson se Unioni pret që çdo vend që aspirant për t’u berë pjesë e Bashkimit Europian, si Shqipëria të përmbushë maksimalisht principet për të respektuar lirinë e medias dhe te ndalojnë sulmet dhe intimidimet ndaj gazetarëve.

Prononcimi i plotë:

“Liria e shtypit është një nga principet bazë të Bashkimit Europian, të cilët Parlamenti Europian i mbron fortë jashtë dhe brenda BE-së. Ne presim që çdo vend aspirant për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian të përmbush maksimalisht këto principe. U bëjmë thirrje aktorëve përgjegjës të marrin masa kundër fjalimeve që nxitin urrejtjen, fushata shpifjesh, kërcënimet dhe intimidimet kundër gazetarëve dhe përfaqësuesve të medias”, ka deklaruar për “Gazetën Shqiptare’, Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola.

Theksojmë se IKMT është duke vijuar aksionin për prishjen e ‘Prestige Resort’, pjesë e grupit mediatik “Hysenbelliu Group”./ Erjon Dervishi

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.