Kryesore

Konferenca e gjimnazistëve të PL-së/ Meta: Pa të rinj të arsimuar, nuk ka Shqipëri të sigurt për të ardhmen

11:46 - 03.12.22 a.d
GSH APP Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta foli sot në një takim me gjimnazistë në Tiranë në lidhje me situatën e arsimit.




Meta deklaroi se sot të rinjtë po largohen nga vendi duke lënë bosh klasat. Sipas tij një tjetër problematikë është edhe largimi të gjithë qytetarëve nga zona të ndryshme tradicionale të vendit drejt Tiranës për shkak të mungesës së politikave.

“Është shumë kënaqësi të jem mes të rinjve të shkollave te kryeqytetit. Për ne Partinë e Lirisë, Shqipëria u përket të rinjve. Pa të rinj të mirë arsimuar dhe me vlera të larta qytetare, nuk ka Shqipëri të sigurt në të ardhmen. Nuk ka familje të qeta, të lumtura. Ju e prekët me të drejtë problemin e shpopullimit. Sot po ndeshemi me një variant modern të spastrimit etnik që është shpopullimi.

Shifrat janë dramatike dhe alarmante për të gjithë ne që merremi me politik dhe kemi për detyrë të merremi me këtë gjë. Jemi në kushtet kur këtë vit janë ulur në bankat e shkollës më pak se 220 mijë nxënës krahasuar me 15 vite më parë. Këtë vit kemi 58 mijë nxënës më pak në bankat e shkollës. Këto janë shifra tepër kokëforta që i dini jo vetëm ju por i dinë edhe bashkëmoshatarët tua, mësuesit aq më tepër edhe jashtë Tiranës. Janë larguar jo vetëm ata që në një moshë minorene lënë shkollën dhe ikin jashtë vendit. Kemi parë rastin e veriut të Shqipërisë ku të rinjtë lënë shkollat për të ikur drejt Anglisë. Kemi edhe një braktisje të këtyre zonave drejt Tiranës. Mbi 20 mijë nxënës sot janë të përfshirë në mësimin kolektiv. Një mësues mëson nxënës të klasave të ndryshme. Është një proces anti kushtetues. Duhet ofruar i njëjti standard i arsimit kudo. Edhe mësimet me turne janë një fenomen shqetësues edhe në kryeqytet. Janë edhe disa nga gjimnazet më me emër që vazhdojnë mësimin me turne”, u shpreh ai.

Ndër të tjera ai shtoi se Shqipëria ka çmimet më të shtrenjta në rajon dhe rrogat më të ulëta ndërsa bëri një krahasim të pagave të mësuesve me ato në rajon.

“Kryeministri ka përmbysur të gjitha premtimet e bëra në sistemin arsimor. Që nga kushtet të cilat janë mjaft kritike. Mungesa e laboratorëve është një fakt shumë kokëfortë. Edhe mungesa e aksesit në teknologji dhe informacion. Është një tjetër problem serioz që u pa gjatë pandemisë ku thuajse dështoi. Problemet në sistemin arsimor vijnë edhe për shkak të asaj situate monopol që shfaqet kudo në të gjitha sferat përfshirë edhe arsimin. Jemi vendi me çmimet më të shtrenjta në rajon dhe vendi me rrogat më të ulëta. Jemi një vend ku mësuesi paguhet sa 40% e një mësuesi në Mal të Zi”, tha Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.