AKTUALITET

Athinë, plagoset me thikë 15-vjeçari shqiptar pasi refuzoi t’u japë telefonin grabitësve

18:12 - 19.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 15-vjeçar shqiptar ka përjetuar momente tmerri mbrëmjen e së premtes në sheshin Karamalaki në Agios Panteleimonas, Athinë, kur është sulmuar nga tre persona.




Sipas informacioneve, tre personat e panjohur kanë kërcënuar me thikë 15-vjeçarin duke i kërkuar që t’u jepte celularin. Kur ka refuzuar, është përballur me ashpër me ta, të cilët e kanë plagosur me thikë në këmbë.

Pas plagosjes, 15-vjeçari është dërguar në spitalin e fëmijëve “Agjia Sofia”, ku i është dhënë ndihma e parë dhe më pas ka dalë nga spitali.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.