

Presidenti Vladimir Putin ka vizituar për herë të parë Ukrainën që prej fillimit të luftës në shkurt të vitit 2022.
Sipas medias shtetërore ruse, Putin është ndalur fillimisht në zonën e Krimesë, kohë që përkon me përvjetorin e aneksimit të saj.
Më pas, ai ka udhëtuar me helikopter drejt qytetit të Mariupol, e cila tashmë është nën pushtimin e Rusisë.
Putin është takuar me një sërë zyrtarësh rus, por sipas mediave, ai ka vizituar edhe qytetarët ukrainas.
Në media është publikuar edhe një video ku shihet si Presidenti Putin lëviz me makinë në rrugët e Mariupol. Madje Putin e drejton vetë makinën.
Vizita e tij në Ukrainë është shoqëruar me kritika dhe skepticizëm. Shumë persona kanë hedhur dyshime se ai nuk është Putin i vërtetë por një person i ngjashëm me të.