

Nëse presidenti rus Vladimir Putin, i cili kërkohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, do të vizitonte Kroacinë, ai do të arrestohej në përputhje me procedurën e parashikuar me ligj, tha të premten kryeministri Andrej Plenkoviç.
Kroacia i është bashkuar Statutit të ICC dhe ka miratuar një ligj mbi bashkëpunimin me gjykatën.
“Ai ligj parashikon të gjitha procedurat në rast se ka urdhër arrest për një person dhe me sa di unë këtu nuk vlen imuniteti. Prandaj procedura do të ishte pikërisht ashtu siç parashikon ligji dhe, natyrisht, do të reagonin edhe policia kroate edhe autoritetet përkatëse”, tha Plenkoviç për shtypin në Bruksel kur u pyet se si do të vepronte Kroacia në rast të vizitës së Putinit.
Ai shtoi, megjithatë, se një vizitë e tillë “në fund të fundit nuk është realiste”.
“Unë nuk mendoj se ai do të shkojë në vendet që janë palë në Statutin e Romës së shpejti,” tha ai në fund të samitit të BE-së në Bruksel.