LAJMI I FUNDIT

VIDEO/ Arsenali “shtron rrugën” drejt titullit, fitore e thellë ndaj Leeds, Xhaka bën golashënuesin

17:55 - 01.04.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arsenali vazhdon rrugëtimin drejt titullit kampion. Gooners mundën 4-1 në shtëpi Leeds, duke shkuar kështu në +8 pikë nga ndjekësit e Manchester Cityt. Gabriel Jesus realizoi golin e parë të ndeshjes me penallti në minutën e 35-të. Për brazilianin ky ishte goli i parë pas një periudhe të gjatë.




Në pjesën e dytë, 3 pikët u siguruan nga White. Më pas, sërish Gabriel Jesus protagonist, duke thelluar avantazhin.

Kristensen ngushtoi shifrat, ndërsa Granit Xhaka në fund tregoi se është në një formë të mirë, duke “tundur rrjetën”. Në Premier League, pasdite do luhet Chelsea-Aston Villa.

 

(BalkanWeb)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.