BOTA

Reagimet në Twitter ndaj Kleopatrës së Zezë: Ajo ishte greke, është historikisht e gabuar

15:47 - 16.04.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Traileri i një dokumentari të ri të Netflix  me titull “Mbretëresha Kleopatra”, i cili “premton” të eksplorojë jetën dhe personalitetin e një prej figurave më të famshme historike të Egjiptit, Kleopatrës, ka shkaktuar një stuhi reagimesh në rrjetet sociale.




Zgjedhja e aktores së re zezake Adele James për të luajtur Kleopatra VII të Egjiptit “çuditi” disa komentues në internet, të cilët nxituan të komentojnë se monarkja e veçantë ishte anëtare e dinastisë Ptolemeike, një familje greke me origjinë maqedonase, e cila sundonte, Egjiptin pas vdekjes së Aleksandrit të Madh gjatë periudhës helenistike.

“Kleopatra ishte greke me origjinë maqedonase” shkruajnë shumë komentues në postimet e tyre, ndërsa pyesin pse krijuesit e një dokumentari (të një zhanri që supozohet të jetë i bazuar në fakte dhe burime historike) zgjodhën qasjen konkrete. Një nga personat që foli negativisht për pretendimet që duket se bën dokumentari është egjiptologu dhe ish-ministri i Antikiteteve të Egjiptit, Zahi Hawass, sipas sajtit Egypt Independent. Duke kujtuar origjinën greke të Kleopatrës, Hawass vuri në dukje se shumica e gjetjeve dhe përshkrimeve historike të kohës mbështesin pikëpamjen e shumicës së akademikëve, se monarku dinamik nuk ishte i zi.

Edhe pse seriali dokumentar nuk është transmetuar ende, nga traileri është e qartë se monarku shumë i aftë portretizohet nga kasti i serialit si një grua e zezë, ndoshta me “prejardhje të keqkuptuar”. Madje një nga personat që flet në klipin e shkurtër përmend si vijon : “Mbaj mend që gjyshja më tha: “Nuk më intereson çfarë mësojnë në shkollë, Kleopatra ishte e zezë”.

“Seriali i ri dokumentar i prodhuar nga Jada Pinkett Smith eksploron jetën e mbretëreshave të shquara dhe ikonike afrikane. Ky sezon paraqet Kleopatrën, gruan më të famshme, më të fuqishme dhe të keqkuptuar në botë – një mbretëreshë e guximshme, bukuria dhe dashuritë e së cilës errësojnë pasurinë e saj të vërtetë, mendjen e saj. Trashëgimia e Kleopatrës ka qenë subjekt i shumë polemikave në qarqet akademike, diçka që Hollywood-i shpesh e anashkalon. Seriali ynë rivlerëson këtë pjesë magjepsëse të historisë së saj”, thuhet në përshkrimin e programit të ri në faqen e Netfix në YouTube.

Përveç prodhimit të dokumentarit, Jada Pinkett Smith merr pjesë edhe në dokumentarin Kleopatra si rrëfyese. Gruaja 51-vjeçare e Will Smith, e cila ishte në qendër të debatit për shpërthimin e dhunshëm  të aktorit në Oscar 2022 në kurriz të komedianit Chris Rock, shprehu mirënjohjen e saj për pjesëmarrjen e saj në projektin në fjalë në një postim në rrjetet sociale, duke shprehur dëshirën “që publiku të mësojë atë që ajo vetë mësoi për këtë grua magjepsëse”.

Pavarësisht besimit të Smithit në përmbajtjen e dokumentarit, është e qartë se shumëkush dyshon se do të jetë historikisht i saktë.

Një peticion i change.org që bën thirrje që “Mbretëresha Kleopatra” të anulohej për shkak të pretendimeve të saj të rreme mblodhi disa mijëra nënshkrime, përpara se platforma ta hiqte përfundimisht për shkeljen e kushteve të saj të përdorimit.

Gazeta Shqiptare


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.