BLUETOOTH

Armand Peza rrëfehet për herë të parë si organizator i dasmës së Luiz Ejllit dhe Kiara Titos: Kam bërë një faj…

18:48 - 17.05.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I ftuar në studion e “Live from Tirana” Armand Peza ka rrëfyer detaje nga organizimi i dasmës të çiftit më të famshëm deri më tani në Shqipëri, Luiz Ejlli dhe Kiara Titos ai tregoi se koha për organizimin e çdo detaji të dekorit dhe jo vetëm është bërë në një kohe shumë të shkurtër.




“Një dasmë e bukur, je në trysni kohe sepse nuk të japin orientime, vetëm javën e fundit u vendos pasi u mor miratimi i Luizit dhe Kiarës. U bën gjërat shumë shpejt, brenda një jave u realizua i gjithë ai event. Erdhi bukur edhe në brendësi, protagonistët sigurisht e shijuan, ne mbetem të kënaqur, morëm komplimente dhe falënderime. Elvana ishte qershi mbi tortë, ishte atmosfera”.

Ai u ndal dhe nuk la pa përmendur edhe detajin e personalizuar në vellon e Kiarës?

“Ishte diçka e personalizuar, ne së fundmi po e fusim si trend. Ky ishte rasti më i mirë për ta lançuar. Ato që e personalizojnë eventin janë pikërisht këto detaje sepse kjo vello paloset, futet në sirtar dhe u tregohet fëmijëve në të ardhmen. Kam bërë një faj që do ta rrëfej tani. Kam fjetur, më ka zënë gjumi në 3 Prime. Të nesërmen njerëzit kërkonin konfirmim, mendonin se unë dija çdo gjë aty brenda. Unë merresha me eventet në prapaskenë të “BBV” por kjo nuk më bën mua të brendshëm, ne lajmëroheshim në momentet e fundit dhe organizimi ishte shumë i vështirë. Nuk dije të jepje përgjigje”, u shpreh Peza.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.