AKTUALITET

“Lufta politike nuk mund të fusë në valle Prokurorinë e Posaçme”- Politologu për ‘Panorama TV’: Rama hesht për akuzat ndaj Berishës për të treguar se SPAK është…

17:31 - 06.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Politologu Bledi Dika, i ftuar në studion e “Panorama TV” ka komentuar situatën politike në vend, duke thënë se ajo çfarë ndodhi sot në Kryesinë e Kuvendit vjen për shkak të akuzave që i janë bërë ish kryeministrit Sali Berisha.




“E gjitha ka një origjinë dhe origjina vjen nga akuza që i është ngritur Berishës, i është mohuar lëvizja, ndërkohë që duhej të merrej autorizimi i Parlamentit. SPAK-u, të paktën një pjesë, në rastin e Berishës, është marrë një masë e cila bie ndesh me një nen kushtetues. Ndoshta ajo pjesë e SPAK e gjen justifikimin duke u kapur me një rezervë ligjore, por në rastin e Berishës kemi një person konkret dhe ka një parim që thotë se norma specifike ka më shumë vlerë sesa norma e përgjithshme.

Pyetja është pse kjo pjesë e SPAK do të duhej të merrte një normë që është kaq qartazi antikushtetuese, kur mund të evitoheshin këto përshkallëzime? Asnjë dhunë nuk legjitimohet. Parlamenti duhet të jetë pasqyrë e popullit. Nëse në popull ka një lloj tensioni, nuk është e papranueshme që të reflektohet në parlament”, tha Dika.

Në lidhje me përgjigjen e sotme të kreut të SPAK, Altin Dumani, ndaj mazhorancës për komisionet hetimore parlamentare, Dika tha se ishte një deklaratë e korrekte që shkon në linjë me funksionin e saj.

“Është një deklaratë korrekte që shkon në një linjë me funksionet që ka SPAK-u. duke cilësuar që komisionet hetimore parlamentare nuk mund të intereferojnë me hetimet që bën SPAK. SPAK ka mundësinë të shkojë më thellë te gjërat, ndryshe nga Komisionet Parlamentare, që hyjnë në funksionin e llogaridhënies. SPAK-u ka kërkuar të distancohet nga veshja që do t’i japë mazhoranca. Lufta politike nuk mund të fusë në valle SPAK-un”, tha politologu.

Në lidhje me mosreagimin e kryeministrit për akuzat ndaj Berishës, ai tha: “Rama, me faktin që hesht, do të tregojë se SPAK është i pavarur. Do të ishte e tepërt nëse do të shprehej në këto momente”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.