AKTUALITET

Dorëzohet i kërkuari për vrasjen e Elton Çiços, ja historia e konfliktit

23:25 - 27.02.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Renato Milloshi, djali i ish-kryetarit të ndjerë të Partisë Komuniste, Hysni Milloshi, është vetëdorëzuar në polici 10 muaj pasi u shpall në kërkim si i bashkëpunëtor i dyshuar për vrasjen e Elton Çiços. Pas negociatave të shumta të inspektorëve të krimeve në Drejtorinë e Tiranës me të afërm të tij, Renato Milloshi është vetëdorëzuar në drejtorinë e policisë së kryeqytetit.

Renato Milloshi akuzohet për vrasje në bashkëpunim të Elton Çiços në maj të vitit të kaluar në një lokal në qendër te zonës së ish-bllokut. Sipas policisë ai drejtonte automjetin me të cilin u largua njëri prej vrasësve të Çiços. 36-vjeçari përfundon kështu 10 muaj në arrati dhe ka vendosur t’i dorëzohet drejtësisë. Vrasja e Çiços pasoi një sërë ngjarjesh të tjera kriminale në dhjetë muajt e fundit.

NJOFTIMI I POLICISE

“Më datë 27.02.2017, rreth orës 22:00 nga Specialistët e Seksionit e Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës & Shëndetit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë,është ekzekutuar vendimi penal datë 24.05.2016 i Gjykatës Shkallës Parë Tiranë, në të cilën është vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin Renato Milloshi, vjeç 37, lindur ne Berat dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municioneve”, parashikuar nga nenet 78 dhe 278 të K.Penal. Pas negociatave me familjaret e ketij shtetasi është vetëdorëzuar më datë 27.02.2017 pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.

NGJARJA

Djali i ish-kreut të Partisë Komuniste, Hysni Milloshi, ishte personi i cili ka çuar Jani Alias në lokalin ku ndodhi ngjarja me një automjet tip “Ford Focus” me targa AA 560 NX. Pasi e ka lënë pranë lokalit, Milloshi është larguar i vetëm prej andej me po të njëjtën makinë, ndërsa Alia pas krimit është larguar në këmbë nëpër disa lagje në zonën e Bllokut. Të njëjtat burime thanë se kjo makinë është blerë vetëm dy ditë para vrasjes së Çiços. Aktualisht, automjeti është i sekuestruar nga policia e kryeqytetit, i cili u gjet në Tiranë vetëm disa ditë pas vrasjes së Çiços. Gjithashtu, mësohet se lidhur me këtë ngjarje, policia ka identifikuar edhe dy bashkëpunëtorë të tjerë. “Ndërkohë vazhdon puna për dokumentimin me prova ligjore të të gjithë mekanizmit kriminal të ngjarjes si dhe personave të tjerë që mund të rezultojnë të përfshirë”, tha zyrtarisht policia. Sipas tyre, dy personat e shpallur tashmë në kërkim janë cilësuar si persona me rrezikshmëri të lartë. Ndërkaq, policia e Tiranës nuk dha detaje mbi shkakun e kësaj vrasjeje, pasi çështja është ende nën hetim. Burime konfidenciale të gazetës thanë se paraprakisht dyshohet se konflikti mes Elton Çiços dhe Jani Alias ka nisur më herët, kur të dy këta persona kanë qenë në burgun e Greqisë. Dyshohet se Alia ka qenë i dënuar me 18 vite për vrasje të ndodhur në Greqi. Drejtori i Policisë Vendore Tiranë, Ervin Hodaj tha se për zbulimin, dokumentimin dhe identifikimin e autorëve të ekzekutimit të Çiços, policia e Tiranës bashkëpunoi me Strukturat Qendrore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ditën e djeshme, Gjykata e Tiranës, me vendimet nr. 1379 dhe 1380 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për Jani Alian dhe Renato Milloshin. Pas vrasjes, në pranga u vunë edhe dy persona të tjerë, të cilët në momentin e ngjarjes ndodheshin në të njëjtën tavolinë me viktimën.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.