AKTUALITET

Vjedhin 400 litra naftë në bashkëpunim, arrestohen punonjësit

08:54 - 02.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Bien në pranga 3 punonjës të një kompanie private, pasi kanë vjedhur 400 litra naftë.

Piro Gjini (50 vjeç), Endri Buzi (21 vjeç) dhe Hyqmet Gremi, 40 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet veprimeve korruptive dhe shpërdorimit të detyrës për një periudhe kohore dyjavore, kundrejt marrjes se ryshfetit, kanë vjedhur duke shpërdoruar detyrën në objektin që kishin nën ruajtje një sasi prej 400 litra naftë si dhe një sasi prej 75 copë tranversa në pronësi të firmës “Spiecapag”, që është firma nënkontraktuese e Gazsjellësit Tap.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë dhe shtetasi  Karafil Agaçi 32 vjeç banues ne Suk të Rrockovecit.

Mësohet  se ky shtetas ka përvetësuar nëpërmjet  korruptimit të punonjësve një sasi prej 55 copë tranversash  të cilat janë sekuestruar si provë materiale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.