EKONOMI

Kokëdhima tregon “formulën”: Kuzhinetat, pjesët e këmbimit më bënë milioner

21:36 - 04.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




I ftuar në Xing me Ermalin, ish-deputeti Koço Kokëdhima ka rrëfyer për publikun, “formulën”, sesi u bë i pasur. “U bëra privat që ditë e parë që mund të bëheshe. Ditën e parë e dekretoi presidenti i asaj kohe, të nesërmen unë nuk shkova më në punë shteti dhe dola privat. Kërkova një kredi dhe atëherë kredi ishte fjalë shumë e keqe. Nuk kërkohej as kolateral, asgjë. Unë mora 1 milionë lekë të reja, që ishin 100 mijë dollarë sepse me 10 lekë ishte dollari. E mora kredinë për një vit dhe e ktheva më shpejt se një vit. Pasi mora paratë, ua shpërndava 10 bashkëpunëtorëve të mi dhe u thashë që duhet t’i prishni sa më parë këto lekë, duke blerë çdo gjë materiale që ka një çmim, çfarë të gjeni blijeni”, ka thënë ai. Më tej politikani shpjegon bashkëpunëtorët mbushën një magazinë me materiale.

“Ata blenë dru zjarri, kuzhineta, gurë, pjesë këmbimi dhe i futën në një magazinë të madhe me mallra. Ne e mbyllëm magazinën dhe pritëm. Për një periudhë prej shtatë-tetë muajsh dollari shkoi nga 1 me 10 lekë në 1 me 125 lekë. Çmimet e produkteve shkuan nga 20-fish deri në 800-fish. Kështu, fituam 1 milion dollarë neto dhe çfarë mbeti u la si mjet xhiroje për ndërmarrjen. Shfrytëzova inflacionin dhe rritjen e çmimeve të mallrave”, shpjegoi ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.