Një sherr masiv tek pedonalja në Tiranë ka tmerruar kalimtarët në qendër të kryeqytetit. Konflikti mes disa personave, me pasojë plagosjen e dy të rinjve me thike është verifikuar sot në drekë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20, në rrugën “Murat Toptani”, ku ka përleshja me mjete të ftohta kanë mbetur të plagosur shtetasit me iniciale A.S dhe E.E, të dy 24 vjeç.
Aktualisht ata ndodhen të shtruar në QSUT, nën kujdesin e mjekëve, të cilët kanë përjashtuar çdo rrezik për jetën.
Ndërkohë, një grup hetimor i ngritur nga Drejtoria e Policisë po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Një vajzë dyshohet që ishte shkaku i sherrit që dy të rinjtë janë përleshur me thika, por nuk dihet identiteti i saj. Policia ka identifikuar dy autorët dhe është vënë në ndjekje të tyre, ndërsa ka nisur edhe marrjen në pyetje të dy të plagosurve.
AKTUALITET
Sherr me thika, plagosen 2 të rinj tek pedonalja në Tiranë. Dyshimi, shkak një femër
Shfaq Komentet (0)