Tech

Studimi: Zbulohet dieta që parandalon kancerin e gjirit

06:45 - 07.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Përdorimi i dietës mesdhetare parandalon shfaqjen e kancerit të gjirit me 40% te gratë në menopauzë. Sipas një studimi të kryer nga profesorë të Universitetit të Maastricht në Holandë dhe të botuar në gazetën britanike “Daily Mail”, rezulton se dieta mesdhetare redukton receptorët e estrogjenit negativ që rrisin rrezikun e kancerit të gjirit te gratë në menopauzë. Ushqimi me një dietë mesdhetare e pasur me perime, arra, peshk dhe vaj ulliri shkurton rrezikun e gjetjes së një forme vdekjeprurëse të kancerit të gjirit me 40% te gratë. Një dietë tipike mesdhetare ka në përbërje të saj nivel të lartë të proteinave me bazë bimore të tilla si arra, thjerrëzat dhe fasule, drithërat, peshku dhe yndyrna ‘të shëndetshme’ të tilla si vaj ulliri, sheqerna të rafinuar dhe yndyrna të ngopura, si dhe përdorim në masë të vogël të ëmbëlsirave. Studiuesit shprehen se dieta dhe mënyra e jetesës nuk garantojnë parandalimin e shfaqjes së kancerit, por janë një mënyrë e mirë për të reduktuar sa më tepër shfaqjen e tij. Ata shtojnë se njerëzit duhet të dinë shenjat dhe simptomat dhe të fillojnë të konsultohen me mjekët. Statistikat tregojnë se përhapja e kancerit të gjirit është 1 në 8 femra, mirëpo mund të paraqitet edhe te meshkujt, por me shkallë më të ulët të rrezikut, 1 në 100 raste. Shkaqet lidhen me stresin, depresionin, obezitetin dhe mënyrën e të ushqyerit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.