Media

Rezarta Reçi merr nga Presidenti titullin “Naim Frashëri”

22:01 - 08.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ky 8 mars ka qenë edhe më special për Rezarta Reçin.  Gazetarja e mirënjohur e News 24, ka marrë në ditën e festës së gruas një vlerësim të vyer. Moderatorja e “Arratia e Peshkut të Kuq” është nderuar nga Presidenti i Republikës me titullin “Naim Frashëri”. “Në vlerësim të kontributit dhe rolit të çmuar si hulumtuese, evidentuese dhe përcjellëse e vlerave unike të figurave të shquara të artit, kulturës, sportit e mjekësisë, duke mundësuar pasqyrimin dhe njohjen publike të evoluimit dhe emancipimit intelektual të shoqërisë shqiptare ndër dekada”, thuhet në çmimin akorduar gazetares. Prej më shumë se një dekade, Rezarta është prezantuesja e një prej emisioneve më të sukseshëm në fushën e artit dhe kulturës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.