BOTA

Rezoluta, BE kundër pezullimit të dialogut me Serbinë  

17:02 - 09.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas miratimit të Rezolutës së Kuvendit të Kosovës ditën e sotme për pezullim të dialogut me Serbinë, deri në lirimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka reaguar Bashkimi Europian. Sipas BE-së, rezoluta nuk është në përputhje me angazhimin e Prishtinës zyrtare, ndërsa thirrja për ndërprerje të bisedimeve me Serbinë nuk ndihmon. Nga ana tjetër, Bashkimi Europian thekson se, liderët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog.

Kuvendi i Kosovës  miratoi sot një rezolutë që kërkon lirimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt. Nga 79 deputetë që ishin në sallë, 78 kanë qenë “pro” rezolutës, ndërsa vetëm një ka qenë kundër. Ndër të tjera, kjo rezolutë parasheh edhe pezullimin e dialogut me Serbinë deri në lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Haradinaj. 

 Ja pikat e rezolutës

Lirimi i pakusht i Ramush Haradinaj të ndodhë sa më shpejt dhe të konsiderohet detyrë primarë shtetërore.

Pezullimi i dialogut me Serbinë deri në lirimin e Haradinjat.

Qeveria të kërkojë nga BE që të pastroj listat e fletë-arresteve nga Serbia për qytetarët e Kosovës.

Qeveria dhe institucionet e Kosovës të marrin veprimin dhe të informojë shtetet tjera që refuzon juridiksionin e njëanshëm të Serbisë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.