BOTA

Atentati në Bazel/ Vriten dy shqiptarë dhe plagoset njëri, ja dëshmitë e para

11:04 - 10.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Dy shqiptarë u ekzekutuan dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë në Bazel. Ky ka qenë bilanci i ngjarjes së djeshme të ndodhur në lokalin “Cafe 56”, ku mësohet se frekuentohej kryesisht nga shqiptarë dhe me dyshime të forta se në të shpërndahej drogë. Mediat vendëse kanë raportuar se viktimat janë identifikuar dhe janë shqiptarë, por emrat e tyre nuk janë bërë ende publikë. Tagesanzeiger.ch raporton se shqiptarët e vrarë janë përkatësisht të moshës 28 dhe 39 vjeç, ndërsa shqiptari i tretë që mbeti i plagosur është 24-vjeç.

Kështu bëhet e ditur se rreth orës 20:15 të së enjtes në Bazel, në një lokal me emrin “Cafe 56” janë dëgjuar të shtëna me armë. Prokuroria Publike e Kantonit të Bazelit ka bërë të ditur për mediat zvicerane se si rezultat i të shtënave me armë janë vrarë dy shqiptarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. Policia ka ndërmarrë një aksion për arrestimin e tyre, por ende nuk ka asnjë gjurmë të tyre. Ndërkohë, faqja online zvicerane tagesanzeiger.ch thotë se kjo është një ndër vrasjet më të rënda të ndodhur këto kohë në Bazel.

AUTORËT 

Sipas dëshmive kanë qenë dy persona, të cilët kanë hyrë në lokal dhe kanë qëlluar, duke u larguar më pas drejt stacionit Badischer Bahnhof në kufi me Gjermaninë. Dëshmitarët i kanë treguar policisë së këtij vendi se autorët ishin të moshës 30 dhe 40 vjeç, me flokë të zinj dhe rreth 1.75 cm të gjatë. Hetuesit kanë bërë të ditur se, autorët kishin veshur rroba të zeza dhe njëri prej tyre kishte një xhaketë të zezë ose kafe. Nuk dihen ende shkaqet e atentatit, përveçse dyshimeve se në lokalin ku ndodhi ngjarja shpërndahej drogë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.