AKTUALITET

Grabitet një pikë karburanti në Durrës, grabitësit kërcënojnë rojen me shkop bejzbolli

10:24 - 10.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Bie pre e grabitësve një pikë karburanti në qytetin bregdetarë të Durrësit  gjatë orëve të para të mëngjesit.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në qytetit e Durrësit në orën 03:20, ndërsa nuk është bërë ende e ditur shuma e grabitur.

Nga policia bëhet me dije se grabitësit kanë kërcënuar rojen e bisnesit me një shkop bejzbolli, ndërsa që të dy grabitësit mbanin kapuçë në kokë.

Policia ka mbërritur në vend-ngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, dhe ndalimin e dy grabitësve.

Kjo nuk është hera e parë që një pikë karburanti bie pre e grabitësve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.