Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, vrasjet, djegiet, shpërthimet e depove sollën një situatë surreale në Shqipëri, marsin e vitit 1997. Në situatën e një lufte civile, “Gazeta Shqiptare” dhe gazetat e tjera e pezulluan përkohësisht botimin.
Në pamundësi pra, për t’ju sjellë si çdo ditë “GSH”-në e 20 viteve më parë, do të botojmë (përsëri, përkohësisht) në këtë rubrikë foto dhe video të marsit ’97 për të njohur ose kujtuar çmendurinë kolektive që na përfshiu 2 dekada më parë.
Si sot në 23 Mars 1997
Situata në Sarandë, Berat dhe Gjirokastër mbetet shumë e rëndë. Bandat e armatosura sundojnë në këto qytete nën një regjim dhune dhe terrori. Dhjetëra njerëz vriten përditë. Në spitalin e Tiranës, 40 fëmijë shtrohen me plagë të rënda nga eksplozivët.