Media

Agron Tufa merr sms kërcënues: O bastardo akoma me luftën e klasave merresh

21:00 - 27.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Agron Tufa, drejtori i Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit, pavarësisht reagimeve të forta dhe kritikave të shumta duket i vendosur t’i shkojë deri në fund nismës së tij për ndalimin e filmave të kohës së komunizmit. I ftuar në emisionin “Njerez në Fokus” me gazetaren Ola Bruko, Tufa u shpreh i bindur për ta çuar këtë nismë në Parlament, pavarësisht se pranon që për këtë, e kanë kërcënuar bashkë me familjen. Në emision ai zbuloi edhe tekstin e një mesazhi të ri që i kanë dërguar në celularin e tij. “O bastardo ti akoma me luftën e klasave merresh? Nëse e vuajtëm ne të moshuarit pse ta vuajnë dhe fëmijët tanë? Filmat janë pasqyrë e vuajtjeve të baballarëve tanë që luftuan gjatë luftës së dytë për çlirimin e Atdheut”.

Ishte ky teksti i mesazhit tjetër kërcënues, që siç tha vetë Tufa, nuk e frikëson aspak. Teksa u pyet nga moderatorja nëse filmat e regjimit komunist duhet të ndaloheshin apo selektoheshin, Tufa theksoi se nuk ka qenë asnjëherë për censurim. Ai pohoi se duhet të ketë një filtër dhe shpjegim për gjithsecilin nga këto filma, shkruan ‘BalkanWeb‘.  “Ideja ime është që filmave t’u përqasemi në një kuadër ligjor. Këto filma, duke pasur parasysh dokumentarët, dëgjojmë te flitet për Enver Hoxhën, që krahasohet me Hitlerin. Dëgjojmë për terma si të ishim në pikun e komunizmit. Një pjesë e filmave artistik, ata që përbëjnë propagandë të pastër, fyese, gjenocidiale. Jam kundër censurës. Të ketë një shpjegim dhe orar për ta, e më pas ia lë vullnetit të njeriut”, tha Tufa. Po ashtu Agron Tufa bëri të ditur se gjatë kësaj jave nisma për këta filma do t’i dorëzohet parlamentit, ku kërkohet respektimi i Kushtetutës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.