AKTUALITET

22-vjeçarja del të argëtohet me shoqërinë, por ajo që i ndodh është e tmerrshme

14:15 - 31.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një studente 22- vjeçare kishte planifikuar të kalonte një natë të këndshme në shoqërinë e shokëve te saj të gjithë shqiptarë,  në një klub nate, në  lagjen Gazi të Athinës.

Nata e menduar si një natë dëfrimi u kthye sa hap e mbyll sytë ne një natë makthi

Njeri prej miqve të vajzës, rreth 30-vjeç, i hedh asaj në gotë “spanish fly”, një drogë e rrezikshme dhe toksike që shitet paligjshmërisht si afrodiziak.

Pasi droga bën efektin dhe vajza nis e ndihet e trullosur, djali vete ofrohet ta çojë në banesën e saj. Asnjë nga shoqëria nuk dyshoi, shkruan “athensmagazine”.

Nuk ishte shtrati i shtëpisë ku vajza përfundoi, por ai i një hoteli pranë barit. Aty, ai e përdhunoi. Me pas, e çoi në shtëpinë e tij.

Kur zgjohet dhe kupton se çfarë ndodhi, shkon në banesën e saj, i rrëfen së ëmës dhe shkojnë të dyja në polici për të bërë denoncimin.

Pasi verifikohet që ajo ishte përdhunuar dhe merren pamje nga kamerat e sigurisë së hotelit, policia gjen adresën e banimin të përdhunuesit.

Kur policia e rendit të lagjes Petralona shkon për ta arrestuar atë, gjen aty pranë disa policë të departamentit kundër narkotikeve, qe po e përgjonin atë prej 2 muajsh, pasi dyshohej se, bashkë me xhaxhanë e vet, trafikonin sasi të mëdha droge.

Në fund, trafikanti-përdhunues, shqiptar, u arrestua.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.