Media

Historia shqiptare e shpjeguar brenda Unazës, postimi në “Facebook” që u bë viral

10:39 - 31.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një postim interesant i s’dihet se kujt në “Facebook” ka marrë mijëra ‘share’ për pak ditë në “Facebook”. Autori e shpjegon historinë e Shqipërisë me qendra tregtare, monumente dhe vepra arkitekture. Të gjitha të përmbledhura brenda Unazës së kryeqytetit. Lexoni më poshtë:




POSTIMI I PLOTE

Me inaugurimin e qendres Toptani shtohen mundesite per turizem te tipit te ri – Turizem Makbethian. Perfytyroni: autobuzi me turiste e nis nga hotel Plaza me shoqeruesin qe shpjegon: “Kjo eshte qendra Toptani. Esat Toptani u vra ne 1920 ne Paris”.

Pas 2 minutash: “Ky eshte sheshi Avni Rustemi. Rustemi ishte ai tipi qe vrau Esatin”.

Pas 5 minutash: “Ky eshte Bulevardi Zogu I. Ahmet Zogu ishte nipi i Esatit dhe vrau Avniun per tu hakmarre”.

Pas 5 minutash: “Ky eshte sheshi Fan Noli. Fan Noli ishte prift, por kur Ahmet Zogu vrau Avniun, beri revolucion dhe mori pushtetin. Ahmetin e debuan dhe e denuan me vdekje ne mungese. Vecse Ahmeti u kthye pas gjashte muajsh, mori pushtetin, u be mbret dhe denoi Fan Nolin me vdekje ne mungese. Fan Noli ju kthye punes se priftit.”

Pas 2 minutash: “Kjo eshte Piramida, muzeu i Enverit qe mori pushtetin dhe shpalli Avniun dhe Nolin heronj, kurse Esatin dhe Ahmetin armiq. Kjo histori vazhdoi 45 vjet”.

Kthen koken nga ana tjeter: “Kjo eshte qeveria dhe kuvendi i Shqiperise. Keta i rane shkurt. I shpallen Esatin, Avniun, Ahmetin dhe Nolin te gjithe heronj, kurse Enverin e shpallin 8 vjet hero dhe 8 vjet armik”.

Dhe keshtu mbaron me happy-end historia e Shqiperise se pavarur…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.