KULTURË

Nga ndalimi i filmave te kritikat, Ndriçim Xhepa: Debat me një tenxhere bosh, ja figurat që duhen riparë

12:23 - 31.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Debati i hapur së fundmi për parandalimin ose ndalimin e filmave shqiptarë të prodhuar gjatë kohës së diktaturës, ka përfshirë edhe aktorin, Ndriçim Xhepa. Ky i fundit, ndonëse flet rrallë ka dhënë mendimin e tij, sa i përket këtij debati, duke e cilësuar të fryrë dhe që po bëhet me një tenxhere bosh.

Aktori i madh i skenës dhe ekranit shqiptar ka dhënë qëndrimin e tij, të arsyeshëm dhe jo emocional, nostalgjik apo kategorik për tiranapost.al, ndërsa ka pohuar se 15 përqind e filmave të asaj kohe edhe mund të seleksionohen.

“Debati për filmat e para viteve ‘90 më duket i fryrë. Më duket sikur është një debat me një tenxhere bosh. Nuk jam emocional në qëndrimin tim, 10 ose 15 përqind e filmave të asaj kohe mund edhe të seleksionohen.

Prefekti, figura e Qazim Mulletit ndoshta duhet riparë. Është folur shumë për Qemal Stafën. Ka ardhur në disa filma si hero në vitet e pluralizmit gjykohet ndryshe. Të mblidhen ekspertët historianët, kineastët, regjisorë të gjejnë të vërtetën mbi figurat. Të bëjnë filma çfarë ka qenë komunistët, ballistët, Qemal Stafa, Prefekti.

Jam shumë dakord që ka filma, të cilët kanë prekur figura të caktuara e kanë deformuar të vërtetën e tyre. Mund të ketë familjarë të prekur sot me të cilët ndaj empatinë time dhe jam dakord që në këto raste të ketë seleksionim. Por nuk mund t’i marrim të gjithë filmat, janë shumë pak prej tyre”

Ka luajtur në 40 filma, por i pyetur se çfarë thotë Margarita Xhepa për filmin “Dimri i fundit”, aktori Ndriçim Xhepa thotë: “Nuk është kategorike. Ja për shembull çfarë mund t’i ndryshosh “Dimrit të fundit”, çfarë ka të keqe? Në kontekstin e kohës ishte një lëvizje që tregonte ca gra që ndihmonin lëvizjen e kohës. Nuk mund të gjykojmë politikën”. Me kritika, ai flet për disa televizione në lidhje me filmat e para viteve ’90, që sipas tij i japin më shumë se sa duhet. “Kam një vërejtje për disa televizione që i japin më shumë se sa duhet dhe në mënyrë bajate. Ndonjëherë çdo gjë është me vend”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.