BLUETOOTH

Motra e konkurrentes së “BB9”: E vërteta e lidhjes së Donjetës me një femër

18:30 - 01.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Gerilina KODHELI

 

Donjeta dhe Damiano ishin një ndër çiftet më të preferuara në shtëpinë e “Big Brother”. Loja e tyre gjatë dy javëve të para brenda shtëpisë bëri për vete shumë njerëz, përfshirë edhe vetë konkurrentët. Megjithatë, tri ditë më parë çifti i sapoformuar i befasoi të gjithë kur deklaroi në dhomën e rrëfimit se kishin vendosur të braktisnin lojën dhe të largoheshin. “Nuk e përballoj dot presionin”, ka thënë Donjeta, e cila u shpreh më tej se, “u futa për qejf, po dal për qejf! Në çift jemi shumë mirë, por thjesht nuk është për mua”. Ajo që i çuditi më shumë fansat e këtij ‘realityshow’ ishte fakti se Damiano, një nga djemtë me potencialin më të madh për të fituar deri tani, nuk kundërshtoi.

“Nuk kam se çfarë të bëj”, ka thënë Damiano, i dorëzuar për të pranuar vendimin e partneres së tij në këtë lojë. Menjëherë pas kësaj nisën edhe aludimet mbi largimin e tyre, fillimisht duke supozuar për probleme personale jashtë shtëpisë, e më pas për lidhjen e Donjetës me një femër xheloze. Ajo që e bëri edhe më shqetësuese situatën ishte deklarata e tezes së Damianos, e cila ka treguar se familja është në ankth, pasi nuk di çfarë ka ndodhur dhe ku është Damiano, i cili pas daljes nuk ka kontaktuar me asnjë familjar. Megjithatë, ne të “Bluetooth” kemi intervistuar motrën e Donjetës, Liridonën, e cila flet jo vetëm për prapaskenat e largimit nga “Big Brother”, por edhe për lidhjen e saj me një femër.
Liridona, motra juaj është larguar nga shtëpia e “Big Brother”. Keni pasur kontakt me të? E dini ku ndodhet?
Po, Donjeta dhe Damiano ndodhen në Tiranë dhe të shtunën do të kuptohet gjithçka ka ndodhur, gjatë spektaklit.
Çfarë ndodhi, pse ai vendim?
Të jem e sinqertë, edhe unë nuk kam më shumë informacion se sa kaq.
Po thua që nuk kanë dalë në të vërtetë nga shtëpia. Ti di diçka për këtë?
Kanë dalë nga shtëpia. Aktualisht ata janë në hotel, por të shtunën do të kuptoni të gjithë të vërtetën.
Mediat kanë përmendur lidhjen e Donjetës me një femër xheloze. Ekziston realisht një marrëdhënie e tillë?
Jo, aspak! Unë e njoh Donjetën, ajo është gati çdo sekondë me mua, qëndrojmë vazhdimisht bashkë. Kjo është e gjitha shpikje.
Nuk është lesbike?
Jo, nuk është.
Ka Donjeta të dashur jashtë shtëpisë, që ndoshta na e ka fshehur?   
Donjeta ka pasur një lidhje pak para se të futej në “Big Brother”, por që ka përfunduar.
Çfarë e shkaktoi ndarjen? Refuzonte ai që Donjeta të futej në “Big Brother”?
Këtë përgjigje mund ta japë vetëm Donjeta, jo unë.
Sidoqoftë, tani motra juaj është në çift me Damianon. Çfarë mendimi keni për këtë?
Më pëlqen shumë, është djali perfekt.
Do donit që Donjeta të fejohej me të?
Për ne do ishte në rregull, vetëm të jetë dëshira e tyre dhe ne pajtohemi plotësisht me atë vendim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.