Tech

KESHILLA/Xhinset me lule, grimi neon, vetulla të përkryera, tendenca e kësaj pranvere

08:52 - 03.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Xhinset me lule, tendenca e kësaj pranvere
Motivet me lule këtë sezon janë në modë, posaçërisht në xhinse, ashtu si kemi pasur mundësi t’i shohim edhe në Javët e Modës në New-York, Londër, Milano dhe Paris. Të ngushta, të gjera, në formë thesi apo klasike, mund t’i vishni pothuajse në çdo rast, përshtaten shkëlqyeshëm edhe me pjesën e rrobave njëngjyrëshe, si edhe me dizenjo me lule. Çdo gjë është e lejuar, rekomandojnë krijuesit e modës, nga kombinimi me t-shirt, xhaketë lëkure dhe bluzë të tejdukshme, deri te variantet më elegante. Motive të tilla do të bëjnë që çdo pjesë rrobash të gardërobës të duken shumë atraktive. Aplikacionet me lule që gjenden anash xhinseve, mund të jenë edhe të shpërndara nga pjesa e përparme, apo së paku në to të jetë i qepur materiali me dizenjo lulesh, aplikacionet janë të imëta dhe të mëdha. Dhe, është e sigurt që nuk do të gaboni nëse vendosni për variantin bardhezi apo variantin oriental. Edhe nëse jeni adhurues i elegancës apo i stilit më komod, me siguri nuk do të jeni i pavëmendshëm me modelet e popullarizuara me lule.


Grimi neon, në trend këtë sezon
Grimi neon është mjaft i kërkuar dhe ju mund të shihni në “Instagram” se si shumë vajza guxojnë ta bëjnë atë. Deri dje ngjyrat neon kanë qenë trend për sa u përket veshjeve, por duket se ato janë rikthyer në trend edhe për sa i përket grimit. Zakonisht ky lloj grimi përdoret më tepër për evente të ndryshme sesa për në përditshmëri. Në qoftë se do të përdorni grimin neon, është e sigurt që do të dalloni në të gjithë “club”-in për shkak të ngjyrave të ndezura.


Këshilla për vetulla të përkryera
Nëse dëshironi që vetullat tuaja të jenë të përkryera në çdo moment, përveç që çdo ditë duhet t’i rregulloni dhe të kujdeseni për formën, trashësinë dhe ngjyrën e tyre, duhet të dini edhe disa rregulla, pohojnë ekspertët.
– Më e rëndësishmja është që vetullat t’i shkulni gjithmonë në dritë të ditës.
Këtë në mënyrën më precize do ta bëni me piskatore dhe shmangeni dyllin, sepse e tërheq lëkurën rreth syve dhe nuk është preciz.
– Mos i lyeni me losion, krem ose pudër, sepse kjo parandalon rritjen ose shkakton rënien.
– Shmangni pasqyrat zmadhuese kur përdorni piskatoren, në mënyrë që të mos shkulni më shumë qime sesa që dëshironi.
– Nëse ju duhet që t’i preni ato, së pari krihini përpjetë dhe preni qimet që dalin jashtë.
– Lapsi me një nuancë më të errët sesa ngjyra natyrale e vetullave do ta theksojë ngjyrën tuaj të syve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.