BOTA

Vendimi mund të shtyhet sërish, Haradinaj: Kërkesa për ekstradim, politike  

14:20 - 05.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Gjykata e Apelit në Colmar të Francës, e cila nesër në orën 13:00 do të mblidhet sërish për të shqyrtuar kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt, me shumë gjasë do ta shtyjë vendimin e saj deri në një afat të pacaktuar.

Zëdhënësja e gjykatës, Sandra di Rosa ka thënë për Tanjugun se vendimi për liderin e AAK-së ndoshta do të shtyhet, bazuar kjo në vendimin e dhomës së hetuesve deri në një seancë tjetër, transmeton Klan Kosova.

“Seanca e së enjtes do të adresojë përgjigjet e Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë në pyetjet e dërguara nga gjykata”, – ka shpjeguar Di Rosa.

Haradinaj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një bisedë telefonike për gazetën Express, ka folur për procesin e nesërm gjyqësor ndaj tij në Colmar të Francës.

Lideri i AAK-së thotë se as nesër kjo gjykatë mund të mos marrë vendim për lirimin e tij. Por, ai porosit mbështetësit që të jenë të qetë, meqenëse e drejta është plotësisht në anën e tij.

Duke folur për seancën e nesërme, Haradinaj e pranoi se ndoshta lirimi i tij nuk do të ndodhë as nesër.

“Në seancën e nesërme janë mocionet nëse mund t’i quaj kështu përfundimtare, prokuroria edhe njëherë paraqet argumentet e veta pse janë plotësuar kushtet për ekstradim në Serbi, ndërsa mbrojtja në këtë rast ne, do të dorëzojmë mocionin tonë pse kjo kërkesë për ekstradim është e pabazë dhe është politike. Nuk ka bazë ligjore se është përsëritje e akuzave që kanë ekzistuar para Tribunalit të Hagës. Pra nesër kemi ballafaqimin. Ekziston mundësia teorike për vendim edhe nesër, por pritet që vendimi të merret në ditët në vijim”, – tha ai.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u arrestua më 4 janar nga autoritetet franceze bazuar në një fletëarrest të Serbisë të vitit 2004.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.