BOTA

Shqiptari dhe partnerja e tij latine gjenden të vrarë në një resort në SHBA

14:36 - 06.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Punëtorët e “Alegria Resort” në Beacon Hill, Boston zbuluan një 27-vjeçare latine me prerje në qafën e saj duke luftuar për jetën në një dhomë të hotelit ku ajo dhe partneri i saj ishin duke qëndruar, ndërkaq  partneri i saj 31-vjeçarë shqiptarë u gjet në afërsi te bregdetit me prerje te ngjashme në qafë

Kanë qene punonjësit të cilët lajmëruan menjëherë policinë e cila mbërriti me urgjence bashkë me ndihmën e shpejte për ti ardhur ne ndihmë  gruas latine të plagosur në dhomë.

Personeli i ambulancës i dha ndihmën e parë dhe e transportoi në qendrën mjekësore St.Maarten për trajtim të mëtejshëm por gjatë rrugës gruaja humbi jetën.

Më pas trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar u transportua nga policia nga skena e krimit. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur dhe është e paqartë mënyra e vdekjes së tyre, por sipas dëshmitarëve, dy të rinjtë kishin pasur një debat të nxehtë gjatë orëve të para të mëngjesit. Zëdhënësi i policisë, Kryeinspektori Ricardo Henson tha: “Gjatë kësaj përleshjeje të dy palët u plagosën rëndë, ndoshta nga përdorimi i një objekti të mprehtë.”

Gjithë resorti është rrethuar nga policia ashtu si edhe skena e krimit, ndërsa efektivët po përpiqen të marrin dëshmi për ngjarjen. Identiteti i viktimave nuk bëhet i ditur.

Balkanweb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.