BOTA

Rrëzohet avioni i ushtrisë serbe, dëshmia e gruas: Pashë gjithçka, ishte e tmerrshme

14:52 - 07.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Një avion i forcave ajrore është rrëzuar sot në perëndim të vendit dhe dy prej anëtarëve në bord, janë zhdukur.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes së Serbisë, e cila shtoi se avioni i Forcave Ajrore të Ushtrisë së Serbisë “Super Galeb G-4”, u rrëzua në perëndim të Serbisë, afër fshatit Slatina, në orën 10:30, gjatë një fluturimi trajnues, raporton AP.

Kërkimet për dy pilotët janë duke vazhduar, ndërkaq janë duke u zhvilluar hetime për të gjetur shkakun e rrëzimit të avionit.

Aeroplani u rrëzua pranë një shtëpie, ku një grua ka qenë dëshmitare e ngjarjes tragjike. “Kam qenë në kopsht kur ka rënë aeroplani. Kurrë nuk kam parë një gjë të tillë. Unë nuk jam mirë. Unë nuk mund të flas, unë jam në shok. Pashë gjithçka. Ishte kaq e tmerrshme”, – ka thënë gruaja dëshmitare e aksidentit të tmerrshëm.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.