Media

Foto/ Kërcënohet gazetarja Arbana Xharra, i bëhen kryqe në muret e banesës

14:52 - 10.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra, ka qenë pre e një vargu kërcënimesh ditëve të fundit.

Pas shumë mesazheve fyese dhe linçuese në “Facebook”, sulmuesit kanë shkuar edhe më larg. Ata kanë gjetur adresën e banimit të Xharrës në Prishtinë, dhe në muret jashtë banesës së saj, kanë vizatuar me ngjyrë të kuqe disa kryqe gjigantë.

Të njëjtën e kanë bërë edhe në parkingun e banesës së saj, ku ajo zakonisht e lë makinën.

Kryeredaktorja e “Zërit”, ka treguar se e ka denoncuar një gjë të tillë në polici, e cila ka nisur hetimet. /Zëri/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.