![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Zërat se ky mund të jetë sezoni i fundit i Marina Vjollcës në drejtimin e emisionit “Procesi sportiv” kanë dalë sërish.
Prej kohësh është diskutuar se ajo do të bëjë një emision fëmijësh, por ka nisur të përflitet sërish lart e pojhstë largimi i saj nga “Procesi Sportiv”.
Madje këtë herë i është gjetur edhe “zëvendësuesja”.
Bëhet fjalë për një vajzë që quhet Xhejmsi Dervishi, e cila mendohet se do të jetë shoqëruesja e Edi Manushit në sezonin e ardhshëm, – raporton “Albeu”.
Po kush është Xhejmsi, vajza që u përzgjodh nga syri artistik i fotografit Sonny?
Ajo është 21 vjeçe, ka mbaruar studimet për Administrim e Politika Sociale. Pasioni i saj është modelingu.
Pritet të shohim zhvillimet në ditët apo muajt në vijim, por mesa duket Xhejmsi, me format e saj perfekte, do të jetë bukuroshja e radhës që do t’i futet botës së futbollit.