BLUETOOTH

Paparazzi/ Andisi as sport as dobësim… Teuta Hoxha, kuq e zi për 100-vjetorin e Enverit

08:00 - 17.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Andisi as sport as dobësim… Teuta Hoxha, kuq e zi për 100-vjetorin e Enverit





Andisi as sport as dobësim…
Kjo është foto më re e deputetit Andis Harasani, në “Face book”, e vendosur sigurisht nga vetë ai. E ne si kuriozë, lexuam komentet për këtë foto. “Hahaaha Andisi as sport as dobësim”, shkruan një vajzë që duket se është mike në këtë sit me deputetin. E në fakt fotot e fundit tregojnë se Harasani ka shtuar shumë në peshë, ç’ka e verifikon edhe kjo foto ku ai ka lënë fushën për të pushuar se i merrej fryma.


At e bijë të pandarë…
Në çdo aktivitet që organizohet shkojnë gjithmonë bashkë duke mos e lënë vetëm njëri-tjetrin, e jo më tani kur punët kanë ndryshuar për Anila Godon, me t’u bërë pjesë e kabinetit qeveritar si drejtuese e dikasterit të Shëndetësisë. E shoqëruar gjithmonë nga babai Anila Godo ka marrë pjesë edhe në këtë darkë të zhvilluar në hotel “Sheraton”. Nuki ka qëndruar shumë besnike kostumeve ministrorë që mban çdo ditë veshur në zyrë, por këtë pasdite ka menduar të vishet paksa ndryshe, duke zgjedhur një palë pantallona të zeza shoqëruar me një xhaketë me lule dhe një çantë të këndshme të kuqe.


Teuta Hoxha, kuq e zi për 100-vjetorin e Enverit
Teuta Hoxha bashkëshortja e djalit të madh të Enver Hoxhës Ilirit, është fokusuar nga paparaci ynë ditën e djeshme në zonën e Bllokut, e veshur me një xhaketë të kuqe e pantallona të zeza, fiks para shtëpisë ku ish-udhëheqësi ka jetuar për disa vite radhazi. Sipas fjalëve thuhet se Teuta është organizatorja kryesore e ceremonive të shumta që do të bëhen për 100 vjetorin e lindjes së Enver Hoxhës, e nisur thashethemet thonë se pikërisht për këtë arsye preferon të të vishet kuq e zi.

Shefikat Ngjela, sa e zënë kjo biznesmene…
Shefikat Ngjela një nga biznesmenet gra më të fuqishme, donatore e ekipit të Tiranës, dhe pronare e “Austria”, lokalit të luksoz ngjitur me PS-në, është gjithnjë e zënë me punët e saj. Edhe teksa del paraditeve në Bllok për ndonjë takim, telefoni nuk i pushon së rëni. E veç kësaj, Shefikati nuk e tregon as moshën e bie në sy si një femër simpatike, që të rinjtë i bën të kthejnë kokën për ta parë.

Ky shkrim u botua më 27 shtator 2008


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.