Tech

FOTOT/ Katastrofa mjedisore e liqeneve të Dumresë, shteti hesht

17:01 - 18.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Fatmir POPJA

 

Zona e Dumresë së Elbasanit e njohur ndryshe edhe si një nga perlat më të bukura të Shqipërisë, numëron 84 liqene karstike. Por fatkeqësisht aty jo çdo gjë shkon ashtu sikurse duhet përsa i takon ruajtjes së natyralitetit të këtyre liqeneve.

Banorët e fshatrave të zonës së Dumresë janë të alarmuar për shkallën e lartë të ndotjes së ujrave të liqeneve karstike. Pavarësisht gjendjes tejet kritike të krijuar sidomos viteve të fundit për zbutjen e shkallës së lartë të ndotjes, ende nuk po merret asnjë lloj mase parandaluese. Brigjet e këtyre liqeneve prej kohësh janë kthyer në vëndgrumbullimin e mbetjeve urbane dhe të derdhjes së ujërave. Banorët e fshatit Fierzë në bashkinë Belsh denoncojnë indiferencën e strukturave shtetërore ndaj ndotjes së liqeneve të Dumresë. Liqenet e kësaj zone po mbushem me mbetjet  e pularive të Shqipërisë.

Kësaj masakre mjedisore nuk i ka shpëtuar as Liqeni i Degës në fshatin Fierzë i cili ka statusin “Monument Natyre”. Sipas  banorëve duhet që të jepet një zgjidhje urgjente situatës tejet problematike që është krijuar ndër vite. Sipas tyre shoqatat e shfrytëzimit të liqeneve të Dumresë duhet të pezullohen pasi i kanë shkatërruar ato në vend që t’i mirëmbanin e zhvillonin.

Shteti duhet të ndërhyjë me të gjitha mjetet për të frenuar ndotjen e liqeneve që të kthehen në destinacione për turistët. Ndërsa të tjerë banorë shprehen të indinjuar që nga ana e strukturave shtetërore ka një indiferencë përsa i takon reagimit ndaj masakrës që po i bëhet një prej Perlave Karstike të Mesdheut. Kur shikon gjithë ato mrekulli që të ofrojnë liqenet e shumtë karstikë të vjen keq që nuk është bërë ajo që duhej për frenimin e ndotjes së liqeneve karstike të cilën vendasit e cilësojnë një krim mjedisor.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.