Speciale

Negociatat/ Detajet e reja nga tryeza në Presidencë, Rama ofroi “kokën” e Peleshit

16:29 - 03.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në takimin e sotëm në Presidencë, kryeministri Rama mësohet t’i ketë bërë një ofertë “bujare” Lulzim Bashës, por që gjithsesi nuk përfshinte një kryeministër tjetër siç ka kërkuar kreu i Partisë Demokratike. Burime për GSH.al konfirmuan se pritet që negociatat të vazhdonë në orët e ardhshme dhe se faktori ndërkombëtar po luan një rol kyç në këto negociata. Nga sa mësohet, numri një i qeverisë mësohet se i ka thënë Bashës që është i gatshëm të japë postin e zv/kryeministrit, gjysmën e ministrave, drejtimin e KQZ-së por jo shumicën e anëtarëve si dhe një drejtor të Përgjithshëm policie të zgjedhur me konsensus. Rama ka konfirmuar se nuk ka ndërmend të dorëhiqet nga posti i kryetarit të qeverisë.

Kjo “ofertë” duket se nuk është pranuar nga kreu i Partisë Demokratike, i cili mësohet t’i ketë thënë Ramës se “pranoj edhe me pak se gjysma e qeverisë, por jo me ty kryeministër”. Basha ka pohuar që mund të pranojë një kryeministër tjetër të PS, por jo vetë Edi Ramën.

NEGOCIATAT

Pavarësisht se nuk ka pasur marrëveshje sot midis Ramës dhe Bashës, duket se negociatat mes palëve do të vijojnë.

“Mendohuni! Nëse bini dakord më thoni për teknikalitetet”. Këto kanë qenë fjalët që mësohet se i ka thënë kryeministri Edi Rama përpara se të dilte nga takimi, kreut të opozitës, Lulzim Basha. Tani vendimi mbetet në dorën e këtij të fundit për të hyrë në zgjedhje apo për të refuzuar edhe njëherë ofertën që i bëhet opozitës.

Mësohet se Lulzim Basha u konsultua edhe me presidentin Nishani për hapat që do të ndërmarrë. Gjithsesi refuzimi i Ramës për t’u dorëhequr nga kreu i kryeministrisë e bën të vështirë vendimin e Bashës.

QENDRIMI PUBIK I NISHANIT

Presidenca ka reaguar sot pas dështimit të takimit 3-orësh mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

“Me ftesë të Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani sot u zhvillua një takim midis Kryeministrit të vendit z. Edi Rama dhe Liderit të opozitës z. Lulzim Basha.

Gjatë takimit palët prezantuan pikëpamjet e tyre mbi krizën politike dhe rrugët e zgjidhjes së saj.

Presidenti i Republikës vijon të mbajë kontaktet me palët për gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme mbi bazë kompromisi”, thuhet në njoftimin e presidencës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.