BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji / “Rajmonda në kabinën time…” Një treshe e çuditshme!

16:00 - 04.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:  PAPARAC/  “Rajmonda në kabinën time…” Një treshe e çuditshme!





Mirë vetë, po torturuat dhe gratë e shkreta…
S’ka faj e shkreta grua… Është lodhur gjithë ditën në punën e saj, pastaj në punët e shtëpisë, shtoi edhe muhabetet politike që i bën bashkëshorti, e në fund të duhet ti rezistosh një koncerti në flaut. E ka përballuar mirë në fillim bashkëshortja e Neritan Cekës, por sipas pjesëmarrësve kjo nuk ka zgjatur shumë. E këputur në maksimum ajo ka bërë një gjumë për 7 palë qejfe. Në fillim Neritani ia ka tërhequr vëmendjen disa herë, por më pas ka hequr dorë duke e kuptuar se s’ka burrë nëne që e ngre më atë nga gjumi.


“Rajmonda në kabinën time…”
Hë si thoni ju u krye apo jo? “Rajmonda në kabinën time”. Kjo është batuta që kanë bërë artistët teksa kanë parë drejtorin e Radio Televizionit Shqiptar Petrit Beci me aktoren Rajmonda Buklu. Mes aktores dhe drejtorit të TVSH-së ekziston një miqësi i hershme që kur të dy punonin bashkë në Kinostudion Shqipëria e Re, miqësi që vazhdon të ruhet edhe tani. Një pjesë tjetër e aktorëve thonë se plani i ardhshëm i Rajmondës është drejtimi i një programi televiziv e aktorja sipas tyre është duke marrë leksione.


Një treshe e çuditshme!
Po ti shihni të tre bashkë çfarë mendoni se i lidh, sigurisht përveç artit? Unë se di. Namik Ajazi, bashkëshorti i ministres Majlinda Bregu, gazetar dhe regjisor, ka ndalur pak minuta me poetin Agim Doçi, që mbetet gjithmonë rebel në natyrën e tij, dhe të madhin aktorin Mirush Kabashi. Megjithatë ata vazhdojnë të bëjnë muhabet ndërsa sigurisht që përveç artit nuk i lidh asgjë tjetër.


Kiço Londo po shpjegohet për kaldajën
Aktorja legjendare e skenës Tinka Kurti sapo debutoi në një prej veprave më interesante italiane, te Filomena Marturano, mirëpo i ftohti i skenës ende nuk i ka dalë. Mbërthyer deri në fyt, ajo po dëgjon heshturazi ish-drejtorin Kiço Londo i cili po i kujton se në kohën e tij, Teatri Kombëtar ka qenë më mirë, ka pasur ngrohje, më shumë kushte… Më shumë fjalë ka dashur t’ia mbushë mendjen Kiço Tinkës, por nga kjo foto rezulton se përpjekja e tij ka dështuar.

Ky shkrim u botua më 7 Mars 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.