BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Kur “BabaStars” quheshin “Tingulli 3NT”, foto e harbimit në Zvicër

16:00 - 05.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Kush janë VIP-at shqiptarë duke u hallakatur në Zvicër




VIP-at shqiptarë duke u hallakatur në Zvicër
Këngëtarët shqiptarë duken paksa më të matur në paraqitjet e tyre në Kosovë dhe në Shqipëri, por kështu nuk ndodh kur ata kalojnë kufirin. Në koncertet e tyre, sidomos në Zvicër, Genta dhe Getoar Selimi nga grupi “Tingulli 3NT”, nuk mungon atmosfera por edhe paraqitja e skenave të ndryshme, sidomos “Tingullit 3NT” i bashkohet edhe këngëtarja seksi nga Shqipëria, Çiljeta Xhilaga. “Bluetooth” sjell hallakatjen e këtyre VIP–ave shqiptarë në Zvicër.

♦    Kështu duket grupi “Baba Records”, të cilët zakonisht mblidhen së bashku për të bërë atmosferë në të gjitha koncertet ku ata këndojnë së bashku.

♦    Çiljeta me veshjet e saj të shkurtra, po ashtu di të nxehë atmosferën. Për të thuhet se adhuruesit më të mëdhenj i ka në Zvicër.

♦    Genta para se të dalë në koncert, së pari vlerëson cilësitë e saj të vallëzimit para këngës. Ajo di të jetë e dashur edhe me këngëtare të tjera. Këtu, ajo shihet në foto me këngëtaren nga Kosova, Adelina Emini.

♦    Geti dhe Çiljeta kanë sens për atmosferë dhe këtë e bëjnë sa herë që vizitojnë Zvicrën.

♦    Geti siç duket, i pëlqen së tepërmi vajzat e bukura. Në këtë foto ai shihet me bukuroshen Diellza Kolgeci dhe me këngëtaren Bubulina Krasniqi.

♦   Pas koncertit, natyrisht Geti dhe Agoni nga “Tingulli 3NT” gjejnë kohë të bëjnë edhe një foto së bashku.

♦    Lumi nga grupi KAOS, zakonisht ka qejf “të pijë derisa nuk mundet mo”, kur këndon në ndonjë koncert.

Ky shkrim u botua më 21 Mars 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.