BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Ditëlindje “shqiptare” për Pack. Paloka: Po të bëja dasmë do të ftoja 1000 persona

16:00 - 06.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:   Ditëlindje “shqiptare” për Pack. Çfarë nuk i ka pëlqyer Priftit? Në festën e pikturës. Paloka: Po të bëja dasmë do të ftoja  minimumi 1000 persona të afërt





Në festën e pikturës
Të hënën që lamë pas, në muzeun “Mezuraj” u çel ekspozita më e fundit me punë të autorit Helidon Haliti. Piktorë, skulptorë, artistë, politikanë dhe gazetarë kanë marrë pjesë në këtë festë të pikturës. “Bluetooth” ka qenë aty dhe ka shkëputur disa nga personazhet. Ndërsa ata kanë shijuar pikturat e mrekullueshme të Halitit.


Vëzhgimi i hollësishëm i Gazit
Piktori i njohur Gazmend Leka është një vëzhgues i mirë. Ndërsa bëhej prezantimi i koleksionit të ri të muzeut “Mezuraj”, ai është ndalur para një pikture dhe po e shikon me vëmendje. Gjithsesi opinionin e mbajti për vete.


Çfarë nuk i ka pëlqyer Priftit?
Deputeti i LSI-së, Dritan Prifti, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij kanë marrë pjesë në çeljen e kësaj ekspozite. Pasi kanë uruar autorin e ekspozitës, çifti Prifti të udhëhequr nga miku i tyre Artan Marku, i cili duket se po bën ciceronin për ta, kanë vazhduar të shohin gjithë punët e paraqitura… Por ndoshta diçka nuk i paska pëlqyer në një moment Dritanit, e madje ka shtrembëruar edhe fytyrën… Të ketë qenë çmimi?!

Paloka: Po të bëja dasmë do të ftoja minimumi 1000 persona të afërt
Deputeti simpatik i Partisë Demokratike Edi Paloka i cili pret së shpejti të bëhet baba për herë të dytë, ka deklaruar se po të bënte dasmë do i duhej të ftonte minimumi 1000 persona e këto të gjithë të afërt. E gjitha kjo ka ndodhur pas lajmit të nxjerrë në Blutooth për martesën e dytë të tij, dhe qindra ngacmimeve prej miqve e të afërmve të cilët i kërkonin llogari për mos thirrjen në dasmë. Kështu po e sqarojmë edhe një herë që Edi Paloka është martuar sërish, pret një fëmijë, por nuk ka bërë dasmë dhe as muaj mjalti në Austri, (sikundër thashethemet erdhën në Bluetooth), pushime të cilat kanë vendosur ti bëjnë pas lindjes së bebit.

Ditëlindje “shqiptare” për Pack
Eurodeputetja Daris Pack feston në Shqipëri 67 vjetorin e lindjes. Pack e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë prej katër ditësh, ka marrë plot urime nga zyrtarë të lartë të qeverisë. Madje për eurodeputeten nuk kanë munguar as dhuratat. Sikurse e shihni në këtë foto, ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, gjatë një takimi që ka patur me Pack i ka uruar asaj ditëlindjen si dhe i ka bërë dhuratë një tufë me lule. Duket se eurodeputetja nuk e priste një gjë të tillë, e aq më pak në praninë e aparateve fotografikë, megjithatë kjo tufë lulesh nuk ia ka prishur mendjen për të qenë më e butë me Alibeajn.
Ky shkrim u botua më 21 Mars 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.