Show-Bizz

Llakaj e pranon: Kam bërë botox njëherë, por s’më njohën

14:46 - 07.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Aktori Agron Llakaj, i cili edhe drejtues i shfaqjes së suksesshme të humorit “Al Pazar”, i ftuar në “Thumb” me Aulonën dhe Fatmën e ka pranuar se ka provuar të bëjë ndërhyrje estetike. “Një herë që përdora botox nuk më njohën dhe nuk bëj më. Bëra ballin dhe rrudhat poshtë syve. Nga vetë natyra e profesionit humbiste karakteri. Ta supozojmë po e banalizoj, të luash Berishën. Në momentin kur Berisha vrenjtet nuk krijohej ky korridori në ballë dhe humbiste karakteri. Nuk ishe i vërtetë, ishe i pabesueshëm dhe erdhi momenti thashë: Agron prano realitetin ashtu siç është edhe pse arti të detyron të bësh kështu gjërash. Por kjo që kam provuar unë, nuk ka lidhje me homoseksualizmin”, – është shprehur Llakaj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.