Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Sarandës, pasi ka tentuar të djegë me lëndë djegëse benzinë një 60 vjeçar.
Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga, 44-vjeçarin Janaq Xega, banues në fshatin Xarrë, Konispol, i cili për motive të dobëta ka tentuar të djegë me benzinë shtetasin P.P në banesën e këtij të fundit.
Njoftimi i policisë
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin: – Janaq Xega, 44 vjeç, banues në fshatin Xarrë, Konispol.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Janaq Xega, pasi ky shtetas ka tentuar të djegë me lëndë djegëse “benzinë” shtetasin P.P., 60 vjeç, në banesën e këtij të fundit për motive të dobëta.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” neni 88 i Kodit Penal.