AKTUALITET

Vrasja e Besnik Pudjas, 3 persona akuzohen për moskallëzim krimi

12:17 - 11.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Prokuroria ka komunikuar akuzën e moskallëzimit të krimit për Alges Licin, Dritan Buzo dhe Halit Dushën, në lidhje me vrasjen e së Besnik Pudjas në 7 shtator të vitit të kaluar.

Gjithashtu Prokuroria do vijojë hetimet për të identifikuar autorët e kultivimit të lëndëve narkotike, pasi në kapanonin ku u gjet i pajetë Besnik Pudja kishte gjurmë hashashi. Pak ditë më parë Prokuroria kreu eksperiment hetimor në Kollogjesh.

Dyshohet se 36-vjeçari që u gjet i vdekur nga plumbi në një kapanon të tharjes së lëndës narkotike në Kollogjesh të Shëngjergjit, është vrarë. Këtë dyshim ka Prokuroria e Tiranës pas hetimeve për ngjarjen e 7 tetorit ku viktimë mbeti 36-vjeçari, Besnik Pudja.

Nisur nga trajektorja e plumbit, dëshmitë kontradiktore të personave të pranishëm në vendngjarje, nga pozicioni i trupit të pajetë dhe i armës me të cilën pretendohej se ishte kryer vetëvrasja prokuroria ka dalë në konkluzionin se kemi të bëjmë me vrasje dhe i lë detyrë policisë të zbardhë ngjarjen dhe të identifikojë autorët. /Balkanweb

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.