BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Topalli dhe Bregu, shije të njëjta për këpucët, Luiza: Jam edhe unë mes jush

16:00 - 24.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Topalli dhe Bregu, shije të njëjta për këpucët, Luiza: Jam edhe unë mes jush





Luiza: Jam edhe unë mes jush
Me zemër gjithmonë ka qenë pranë Partisë Socialiste dhe aktivizohej në organizimet e saj, por këtë herë është zyrtarisht kandidate për deputete dhe angazhimet janë shumë më të mëdha. Aktorja e mirënjohur njihet për urtësinë dhe qetësinë që e karakterizon ndërsa tani do t’i duhet të tregohet më e fortë dhe më e zhdërvjelltë përpara elektoratit, në mënyrë që ky i fundit t’i besojë edhe votën për një mandat të parë si deputete në kuvendin e Republikës së Shqipërisë.


Dokle është i lumtur
‘Po ne do fitojmë, kjo është e sigurt!’- i thotë Dokle Olta Xhaçkës që ka pranë e cila e dëgjon dhe i mbështet fort mendimin. Shumë i qeshur dhe i gjallë përgjatë 120 minutave të aktivitetit, Dokle s’dinte si ta shprehte optimizmin. ‘Deputet për një tjetër legjislaturë, në do jemi në qeveri’- mendon me vete ai. Edhe pse në dukje shumë serioz, Dokle ka qenë i rrethuar kryesisht nga gratë të enjten me të cilat ndante bindjet politike dhe pse jo, merrte edhe komente prej tyre. Në fund të fundit, kështu theksojnë socialistët ‘Një përqindje e lartë e grave në qeverisje’.


Topalli dhe Bregu, shije të njëjta për këpucët
Të dyja kanë një garderobë shumë të pasur me kostume, funde, fustane. Nuk i sheh gati kurrë të veshura njësoj gjatë një muaji me radhë, ndërkohë që të dyja kanë një shije mjaft elegante të të zgjedhurit të veshjeve. Por,   zbulojmë që dy zonjat kanë shije të njëjta edhe tek këpucët. Shihni me kujdes ministren e Integrimit, Majlinda Bregu, si dhe kryeparlamentaren, Jozefina Topalli. Këpucët në formën e sandaleve janë njësoj, në ngjyrë të zezë, me takë njësoj të lartë, të çara pak tek pjesa e përparme, si dhe të kombinuara për merak me kostumin. Edhe pozicioni që kanë marrë në këtë foto, të ndihmon ta shohësh më qartë kombinimin dhe ngjashmërinë perfekte të shijeve mes dy zonjave.


Manjola di të përshtatet
E kemi parë shpesh të shoqërohet dhe të jetë në mes të shumë këngëtarëve apo artistëve jo të brezit të saj, por për hir të së vërtetës, bisedat i shkojnë shumë mirë dhe ajo ndihet e kënaqur, ndërsa të tjerët krenarë që kanë një mike si Manjola pranë. Merr pjesë kudo që e ftojnë mesa ka mundësi, e tillë ishte edhe festa e promovimit të lokalit të Joanës, në të cilin Manjola ishte e ftuar. Ka kaluar mirë dhe disa orë të këndshme nën shoqërinë e miqve të rinj, të muzikës së zgjedhur por edhe koktejlit të mrekullueshëm përgatitur enkas për atë mbrëmje.

Ky shkrim u botua më 30 Maj 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.