Media

Polici ushtroi dhunë ndaj gazetares, reagon “Unioni i Gazetarëve”

12:11 - 26.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar ashpër në lidhje me dhunën që u ushtrua ndaj gazetares së emisionit investigativ “Stop” dhe kameramanit, nga një punonjës i Policisë që ruante Institutin e Fizikës Bërthamore.

“Sjellja e punonjësit të Policisë, komunikimi dhe gjithë sekuenca e dialogut me reporteren flasin qartë për një demonstrim dhune dhe pengimi në misionin për komunikim me përfaqësuesit e institucionit. UGSH shpreh solidaritetin me kolegen këmbëngulëse dhe kërkon nga autoritetet e larta të Policisë së Shtetit që përfaqësuesve të tillë me uniformë t’u tregojnë vendin, duke i njohur me detyrimin ligjor dhe atë etik. Ky rast nxjerr në pah edhe realitetin e pamundësisë për informim të lirë pranë institucioneve publike në vend. UGSH konfirmon mbështetjen dhe solidaritetin me kolegen e emisionit Stop”, – thuhet në një reagim të Unionit.

Pas pamjeve të transmetuara në emisionin STOP në Televizionin Klan, efektivi i policisë është pezulluar nga detyra.

Në një njoftim zyrtar, policia e shtetit tha se “nga këqyrja e kamerave të instaluara në këtë institucion, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka urdhëruar pezullimin e punonjësit të policisë. Me urdhër të Drejtorit të  Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, Drejtoria e Standardeve Profesionale, ka filluar menjëherë procedimin disiplinor ndaj efektivit të Policisë, për shkelje të rëndë.”

Duke gjetur derën e institucionit hapur, gazetarja ishte futur brenda për të kontaktuar me ndonjë person përgjegjës që t’i linte takim në lidhje me temën që emisioni ishte i interesuar të trajtonte. Por sapo ka parë gazetaren brenda Institutit, polici i ka folur ashpër, e ka kërcënuar dhe e ka nxjerrë jashtë me forcë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.