Tech

Ironia e Ramës  për Kreshnik Spahiun: Moment zije, por edhe ai i shkreti…

11:37 - 27.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryeministri Edi Rama ka ironizuar me kreun e Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, për vendimin që mori për tërheqje nga politika, pas zhgënjimit nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Gjatë vizitës në familjen e Dallëndyshe Shehit në Vorë, shoqëruar nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, pasi nuk ka kursyer batutat për listën e PD-së, duke e komentuar “humbësit e mbledhur bashkë”, sigurisht që ka ironizuar me Spahiun.

“Kreshniku dha dorëheqjen nga politika, ky është një moment zije”- tha Rama.  Pas tij, reagoi një nga familjarët, po me tallje “Më erdh shumë keq vallahi”.

Në përgjigje të tij, Rama vijoi “Po edhe Kreshniku i shkretë s’ka faj, kur të shofi gjithë këta Kreshniku, pse ca ka, ca ka Kreshniku”.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.