Kryesore

Rama i përgjigjet LSI: Partitë e vogla s’marrin përgjegjësi, veç kritika me shantazh

19:28 - 05.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nga Ura Vajgurore ku ka qenë në takimin e radhës elektoral, Rama ka dërguar një mesazh për LSI-në. Kryeministri ka thënë se partitë e vogla marrin veç pak pushtet duke i lënë përgjegjësinë partive të mëdha. Më tej kreu i qeverisë theksoi se është partitë e vogla bëjnë kritikuesen me mesazhe gjysëm shantazh e gjysëm konstruktiv.

“Forca më e madhe e ka përgjegjësinë. Se në fund edhe për gjërat që nuk funksionojnë për shkak të partive të vogla, përgjegjësia na bie ne. Partitë e vogla marrin nga pushteti ctë duan por përgjegjësi nuk marrin. Përkundrazi kanë luksin që bëjnë edhe kritikuesin me mesazhe të kamufluara me gjysmë shantazh dhe gjysmë kritik konstruktiv. Sepse nuk kanë përgjegjësi. Përgjegjësia bie mbi forcën e parë”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.