Kryesore

Shkarkimet e zyrtarëve/ LSI letër krerëve të shtetit: Po dëmtohet procesi zgjedhor, përgjegjësia e kryeministrit

18:36 - 05.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

  




Pas shkarkimeve në administratë, partia Lëvizja Socialiste për Integrim i ka dërguar një letër krerëve të shtetit. Letra i drejtohet kryeministri Edi Rama dhe Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, ndërsa për dijeni, Presidentit Bujar Nishani, kreut të Kuvendit Ilir Meta, kreut të KQZ-së, shefit të misionit të OSBE-ODIHR, kreut të OSBE-së dhe misioneve diplomatike.

Ndër të tjera në letër shkruhet se vendimi i marrë në 2 qershor që lidhet me Masat dhe Monitorimin e Veprimtarisë, Sjelljes apo Përdorimit të Burimeve Njerëzore, Financiare apo Logjistike të administratës shtetërore gjatë procesit të zgjedhjeve të 2017, ishte totalisht okult dhe përgjegjësia bie mbi kryeministrin.

Letra e plotë

Lenda:

Tiranë, dt. 05.d6.2017

Kërkesë për reagim ndaj abuzimit me vendimin nr. 473 i Këshillit të Ministrave

Drejtuar:

  1. Edi RAMA

Kryeministër i Shqipërisë

  1. Adriatik LLALLA

Prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë

Për Dijeni:

  1. Bujar NISHANI President i Republikës
  2. Ilir Meta

Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

  1. Klement ZGURI

Kryetar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve

  1. Peter TEJLER Shefi i Misionit të Monitorimit të Zgjedhjeve OSBE/OHDIR
  2. Bernd Borchardt

Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri

Misioneve Diplomatike dhe Organizatave Ndërkombëtare të Akredituara në Tirane

Të nderuar zotërinj,

Procesi zgjedhor i 25 qershorit 2017 imponon një zbatim rigoroz të ligjeve në fuqi, seriozitet të funksionimit të shtetit në tërësi dhe qeverisë në veçanti, si detyrim për të pasur zgjedhje të lira, të ndershme dhe të panjollosura.

Qeveria shqiptare ka marrë në datën 2 qershor një vendim të lidhet me Masat dhe Monitorimin e Veprimtarisë, Sjelljes apo Përdorimit të Burimeve Njerëzore, Financiare apo Logjistike të administratës shtetërore gjatë procesit të zgjedhjeve të 2017.

Ky vendim nuk është marrë në një mbledhje të Këshillit të Ministrave, dhe është e patolerueshme që ai i referohet një mbledhje e cila nuk ka ndodhur.

Një vendim kaq i rëndësishëm nuk i është nënshtruar asnjë debati qeveritar dhe mundësisë së shprehjes së opsioneve nga Ministrat, por është hartuar e miratuar në mënyrë tërësisht të njëanshme, ku specifikoj anëtarët e kabinetit qeveritar përfaqësues të LSI-së, kanë qenë jashtë diskutimit dhe janë vënë para faktit të kryer, duke u çuar një vendim qarkullues, të cilit nuk i njihen as autorët dhe as ata që kanë dhënë opsionet.

Një mënyrë e tillë, okulte e funksionimit të qeverisë, ku përgjegjësia bie mbi kryeministrin dhe sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, hedh hije të forta dyshimi në një moment ku vetëm transparenca, komunikimi i hapur dhe përfshirja e të gjithë aktorëve, janë ato që zgjedhjet e lira e të ndershme presin në Shqipëri.

Fatkeqësisht marrëveshja politike e 18 Majit, në vend të qartësisë e ndershmërisë, prodhoi një komunikim të njëanshëm, të mbyllur dhe të errët.

Edhe vetë ky vendim ka kundërvënie serioze e arbitrare me legjislacionin që rregullon zgjedhjet në Shqipëri dhe liritë e të drejtat e njeriut dhe kjo rëndon situatën, e krijon të gjtiha hapësirat për abuzime të mëdha, të cilat realisht kanë ndodhur dhe evidentimet për to janë bërë gjerësisht publike.

Shkarkimet pa asnjë motiv e provë, duke abuzuar me hapësirat antiligjore të krijuara nga ky vendim, po kompromentojnë ecurinë normale të procesit zgjedhor, po instalojnë një klimë absurde abuzimi dhe shpërdorimi me pushtetit, e cila ka përkeqësuar klimën politike dhe ka ushqyer indinjatën e thellë të opinionit publik për këto veprime.

Veprime të tilla duhet të ndalen menjëherë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.