Lirim Zalla ka qenë shumë kritik në vitet e fundit për situatën në institucionin e futbollit shqiptar. Gazetari i njohur sportiv, përmes disa pyetjeve thumbuese, në faqen e tij në rrjetin social “Facebook” ka lënë të kuptohet se shumë gjëra nuk janë thënë nga italiani në ditën e lamtumirës.
Zalla hedh dyshime të forta për marrëdhënien mes De Biazit dhe Dukës ndër vite, ndërsa i bën apel ish-trajnerit të tregojë se kush i përgatiti arkivolin.
Ai shtron pyetjen: “Tramexani, zëvendësi yt, po ta fut apo e le vetë?”
REAGIMI
“Fol De Biazi fol, mos qaj! 1. Pse lamtumirën tënde mister e lexove të shkruar dhe nuk fole si ‘bilbili’ 6 vjet me radhë? A. Kishe emocione? B. Ta kishin përgatitur? C. U trembeshe shpërthimeve të papritura?
- Pse i nderuar, një ditë më parë the që do rri deri në fund të sezonit dhe të nesërmen ike? A. Të detyruan? B. Shite kohën e qëndrimit? C. Të treguan pasardhësin?
- Për kë person në FSHF e kishe që ‘përgatiti arkivolin tim në Izrael’? E dinë të gjithë atë që përqafove fort e me lot në sy. Sa bukur qarje dyshe Xhani.
- A je ndier ndonjëherë i ‘tradhtuar’ te ne De Biazi? A. Nuk e ke kuptuar? B. Të ka pëlqyer? C. Ka qenë me interes?
- Për çfarë të vjen më shumë keq tani mister? A. Që kur shaje Dukën thoshe Federata? B. Kur e lavdëroje thoshe emrin e tij?
- Si nuk e sqarove një herë o Xhani kush na çoi në ‘Francë 2016’, ti me ekipin apo Ai, Federata?
- Tramexani, zëvendësi yt, po ta fut apo e le vetë?
- Mister të hoqën apo ike vetë?
- A u largove se pe që Bushi u bë trajner U-21 duke braktisur drejtorllëkun e Kombëtares?
FOL … DE BIAZI FOL… MOS QAJ…”, shkruante Zalla në profilin e tij zyrtar në “Facebook”.