


Autori shkruan tashmë në anglisht, por hera-herës provon edhe në shqip. Po botojmë disa poezi të tij, që janë shkruar në shqip
Fusha dhe unë
Dje mbasdite,
Unë dhe livadhi premë flokët.
Ashtu bashke
Nata na zu jashtë.
Shiu na e beri një dush
…Pa lejen e hënës.
Sot në mëngjes
Fushën e zgjoi një puthje e lehte ylberi.
…Mua, telefonata e nënës.
Peizazh dhimbjeje
…1997
Male.
Veç male urrejtje,
pa fund e ane.
E shtigje ankthi,
që përcjellin të vrarë.
Askund s’te rrok syri,
pemë shpresë,
…as bar.
Veç hije krismash,
e lot qelibar.
Fjalët dhe këpucët
Fjalet dhe kepucet m’u vjetruan krejt,
shperfillja dhe balta po i brejne perdite.
Koha per to s’ka varr as monument.
Ka vetem cinizem, harrese e frike.
Letër nga burgu
(Peizazh nga Irlanda)
I dashur mik
Këtë letër per ty
E shkrova këtu,
Ne burgun e gjelbër.
Ku fjalës mi vjen era bar.
E ëndrrat përditë
Me lagen ne shi.
Këtu, ku jeta dhe vdekja
Nuk kane kufi.
Ku bari, shiu dhe lulet
Vdesin e ringjallen brenda ditës
Si me magji.
Ky shi
Ky shi qe s’ka te sosur
Ma ka ndryshkur kujtesën.
Dhe shpresën
Si Rozafe
Ma ka murosur.
Ky shi qe s’ka te sosur.