Kur mungon dhe më shumë se një orë nga mbyllja e procesit të votimit, Luan Ramës nuk i është pritur për të shpallur fitoren në Tiranë, ku është i pesti në listë.
Në Facebook, Rama ka shkruar se LSI është në prag të fitores së madhe. Më tej ai ka ftuar edhe njëherë të gjithë të bëhen pjesë e votimeve për të shpëtuar Shqipërinë.
Statusi i Luan Ramës
LSI është në prag të fitores së madhe për të dalë forcë e parë në Tiranë! Prandaj, në kohën e mbetur deri në mbyllje të kohës së votimit, shpejtoni që të jepni votën tuaj për të shpëtuar Shqipërinë nga kthetrat e krimit dhe të bandave të kanabisit! Eja dhe voto! Voto edhe ti! LSI forcë e paparë!
Shfaq Komentet (0)